Një person është goditur nga një veturë në Prishtnë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Xhorxh Bush”.
Kështu tha për Insajderin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.