Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bishtazhin-Gjakovë, ku një automjet ka goditur një grua.
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara, gjendja e viktimës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ka thënë Elezaj.
“Sot rreth orës 12:24 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin-Gjakovë, ku një automjet ka goditur një këmbësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima femër e moshës madhor është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara, gjendja e viktimës është stabile (jashtë rrezikut për jetë). Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në njoftim.