Goditet një këmbësor nga vetura në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet një këmbësor nga vetura në Prishtinë

    Insajderi
    26 September 2024 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një këmbësor është goditur nga një automjet sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 08:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor”.

    “Si pasojë e aksidentit është lënduar  një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark