Është goditur për vdekje një person në rrugën kombëtare Prishtinë-Pejë, specifikisht në fshatin Sllatinë, raporton Insajderi.
Këtë e konfirmoi për Insajderin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se një këmbësor është evidentuar pa shenja jete në vendngjarje, dhe se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor”.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Ngasësi i makinës, siç bën të ditur zëdhënësi, është shoqëruar për në polici.
“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla”./Insajderi/