Goditet për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, policia jep detaje

    Insajderi
    25 July 2025 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes saktësisht në fshatin Llazarevë.

    Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, tha se viktima rreth është 53 vjeç.

    “Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën magjistrale “Prishtinë – Mitrovicë” respektivisht në fshatin Llazarevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci.

    Ai shtoi tutje se njësia rajonale e trafikut rrugor së bashku me të gjithë mekanizmat relevant, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark