Goditi 72 vjeçaren me veturë, e la me lëndime të rënda para shtëpisë dhe u largua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Goditi 72 vjeçaren me veturë, e la me lëndime të rënda para shtëpisë dhe u largua

    Insajderi
    10 December 2022 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 72 vjeçare nga Shkupi ka mbetur e lënduar rëndë pasi u godit nga një veturë në lëvizje gjatë ditës së djeshme.

    Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 14:30. Shoferi, pas goditjes e ka dërguar zonjën para shtëpisë së saj dhe është larguar.

    Disa orë më vonë, pasi i ishte përkeqësuar gjendje shëndetësore, 72 vjeçarja kishte shkuar në spital ku i ishin konstatuar lëndime të rënda trupore.

    Ngjarjen e konfirmojnë nga MPB.

    “Më datë 09.12.2022 në ora 17:40 në SPB Shkup është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’ është sjellë e lënduar R.V (72) nga Shkupi, e cila pas bisedës ka sqaruar se në ora 14:30 si një këmbësor në parkingun në Bulevardin “Aradhat partizane” është goditur nga një mjet motorik për pasagjerë, pas së cilës personi që drejtonte mjetin e ka çuar në shtëpinë e saj dhe është larguar. Më tej rreth orës 17:00 R.V  ka ndjerë dhimbje dhe ka shkuar për ekzaminimin në mjek, ku mjeku ka konstatuar lëndime të rënda fizike. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB./KlanMacedonia


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark