Goditi me makinë një fëmijë | Raporti i Policisë demanton ministren Hajdari, shpejtësia e saj ishte e papërshtatshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Goditi me makinë një fëmijë | Raporti i Policisë demanton ministren Hajdari, shpejtësia e saj ishte e papërshtatshme

    Insajderi
    10 April 2022 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore, pasi ai është goditur nga vetura e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

    Aksidenti tashmë është konfirmuar me version të “zbutur” edhe nga vetë ministrja Rozeta Hajdari.

    Megjithatë, raporti i policisë nuk e përshkruan rastin kaq “but” sikur ministrja Hajdari.

    Sipas raportit të policisë aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës nga ana e ministres Rozeta Hajdari.

    “Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur *. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me **** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, thuhet në raportin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com.

    Në momentin e shkaktimit të këtij aksidenti, ministrja Rozeta Hajdari ishte me veturë personale, konkretisht me një Ford Fiesta, ngjyrë e kaltër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark