Goditi me thikë 3 herë bashkatdhetarin pas sherrit për birrat, 32-vjeçari shqiptar rrezikon burgun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Goditi me thikë 3 herë bashkatdhetarin pas sherrit për birrat, 32-vjeçari shqiptar rrezikon burgun

    Insajderi
    27 July 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 32-vjeçar shqiptar rrezikon 6 vite burg pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. Ai ka goditur 3 herë me thikë një bashkatdhetar pra një lokali në qendër të Brukselit.

    Më 21 shkurt, shqiptari u përshi në një diskutim parë lokali Auguste Ortsstraat, pranë Bursës.

    Ai kishte refuzuar të pinte birra me dy bashkatdhetarët dhe ky ishte shkaku i tensioneve.

    32-vjeçari u largua nga kafeneja për gjysmë ore dhe u rikthye sërish.

    Diskutimi rifilloi dhe të tre dolën jashtë.

    Aty i pandehuri ka kapur një thikë dhe ka goditur tre herë njërin nga dy shqiptarët. Viktima mori një plagë në mushkëri.

    Viktima mori një plagë në mushkëri.

    “Por viktima më ka kërcënuar i pari me thikë”, është mbrojtur shqiptar 32-vjeçar para autoriteteve.

    Sipas Prokurorisë, pasi u largua nga lokali, 32-vjeçari është rikthyer me paramendim për të zgjidhur çështjen. Mediet belge bëjnë me dije se vendimi do të jepet më 29 korrik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark