Goditi për vdekje këmbësoren në Prizren, një muaj paraburgim shoferit të veturës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditi për vdekje këmbësoren në Prizren, një muaj paraburgim shoferit të veturës

    Insajderi
    21 September 2021 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë  ditë të pandehurit S.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”.

    Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

    Me datë 19 shtator, në orët e mbrëmjes, në rrugën Vërmicë – Prizren, i pandehuri derisa drejtonte automjetin, vepron në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor dhe nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që, kur arrin në vendin kritik, shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë si, ku me pjesën e përparme të anës së djathtë të veturës e godet këmbësorin – (të dëmtuarën deri më tani të pa identifikuar të gjinisë femërore, të moshës rreth 55 vjeçare), duke e hedhur disa metra dhe përfunduar jashtë rruge në të djathtë të rrugës, e cila në ato momente truponte rrugën nga ana e majtë në anën e djathtë – në drejtim të lëvizjes së automjetit, si pasoj e së cilës, e dëmtuara NN merr lëndime të rënda trupore, dhe më pas ekipi i mjekëve konstaton edhe vdekjen e saj”, njofton gjykata


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark