
Gjykata e Apelit në SHBA, e ndarë në mendim, vendosi të premten se ishin të paligjshme shumica e tarifave të vendosura nga Donald Trump, duke minuar kështu përpjekjen e presidentit amerikan për ta përdorur politikën e tarifave si një mjet kyç në drejtimin e politikës ekonomike ndërkombëtare.
Gjykata lejoi që tarifat të mbeten në fuqi deri më 14 tetor, për t’i dhënë administratës Trump mundësinë të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së.
Vendimi prek tarifat “reciproke” të Trumpit, të vendosura ndaj shumicës së vendeve në botë, si edhe tarifat ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë, raporton bbc.
Gjatë mandatit të dytë, 79-vjeçari e kishte kthyer politikën e tarifave në një shtyllë të politikës së jashtme amerikane, duke i përdorur ato për të ushtruar presion politik dhe për të rinegociuar marrëveshje tregtare me vendet eksportuese drejt Shteteve të Bashkuara.