“Gojëkqi dhe dashakeq”, kështu i quan axha i Glauk Konjufcës njerëzit qe ankohen për rrymë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Gojëkqi dhe dashakeq”, kështu i quan axha i Glauk Konjufcës njerëzit qe ankohen për rrymë

    Insajderi
    26 December 2021 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Axha i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Rabit Konjufca i ka quajtur kritkuesit dhe ankuesit për mungesë të enerëgjisë elektrike, “gojëkqi dhe dashakeq”, shkruan Gazeta Insadjeri.

    Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se shumë shpejt do të ua kallin kartën e rrymës sic kanë bërë me kartën e Covidit.

    “Katren e Covidit jau kemi kallur, shumë shpejt doju kallim edhe karten e rrymes, gojëkëqive dhe dashakeqëve!”, ka shkruar Rabit Konjufca.

    Kujtojmë se ndaj tij kishte shumë reagime kur ai ishte emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

     Kjo pozitë figuron edhe në webfaqen zyrtare të kësaj ministrie, ndonëse përveç emrit dhe postit nuk është publikuar asnjë informacion tjetër rreth tij. Rabit Konjufca, kishte qenë kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013. 

    Për emërimin e tij në këtë pozitë ka pasur shumë reagime. Shumica e atyre që kanë reaguar e kanë përdorur një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se kusherinjtë janë për dasma, e jo për t’i punësuar. Në një tubim zgjedhor bashkë me Vjosa Osmanin, Kurti kishte deklaruar para qytetarëve se është shumë e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës t’i kemi njerëzit më të ndershëm  dhe nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj, kishte thënë Kurti, derisa ishte në opozitë, por tani ka ndërruar “historia”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark