
Ylber Ramadani ishte heroi i madh i Lecces, në fitoren ndaj Torinos me rezultat 1-0, në ndeshjen e javës së parafundit të kampionatit.
Mesfushori shqiptar realizoi golin e vetëm dhe vendimtar, me një predhë nga distanca, duke i dhënë tre pikë jetike skuadrës së tij në garën për mbijetesë.
Momenti i golit ishte emocional për Ramadanin – ai shpërtheu në lot, të cilët u kapën nga kamerat gjatë festimit të golit. Një çast i veçantë dhe i paharrueshëm për lojtarin shqiptar, i cili këtë sezon kishte humbur besimin e trajnerit Marco Giampaolo.
Ky ishte goli i parë i Ramadanit në këtë sezon, por me vlerë të jashtëzakonshme, që i dha atij edhe çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas përfundimit të takimit.
Lecce mbetet ende në garë për të siguruar mbijetesën në Serie A dhe ka përpara edhe një ndeshje të fundit, ku do të jetë mysafire ndaj Lazios.
WHAT A BANGER FROM YLBER RAMADANI TO HELP LECCE GET OUT OF RELEGATION ZONE!!
WOWWWWW!!! 😮💨pic.twitter.com/FwzBmPzpad— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) May 18, 2025