Golden State ka fituar mbrëmë 118-91 nadj Oklahomës në finalen e dytë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve mes dy skuadrave. Ndeshja është luajtur në fushën e skuadrës kampione, që këtë herë nuk ka përsëritur gabimin e takimit të parë, duke u shkëputur në periodën e tretë dhe fituar me diferencë të madhe pikësh. Tashmë ndeshjet do të spostohen në fushën e Oklahomës, që do të luajë para publikut të tij.
Stephen Curry me 28 pikë bëri diferencën në fushë për skuadrën vendase, duke qenë më i miri në fushë, dnërkohë që diferencën në fushë për Warriors e bëri stoli, nga i cili erdhën 50 pikë. Për Oklahomën nuk zhgënjeu Durant, që realizoi 29 pikë, ndërsa Westbrook e mbylli takimin me 16 pikë e 12 asist, por këtë herë ata nuk u mbështetën sa duhet nga pjesa tjetër e ekipit.