×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Google 200 mijë dollar shpërblim për ata që zbulojnë probleme në Android

    Insajderi
    03 June 2017 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga 2010-ta Google ka paguar hulumtuesit e sigurisë miliona dollar. Kompania sot rriti shpërblimet e programit të sigurisë në Android duke qenë se asnjë hulumtues nuk kishte arritur të fitonte shpërblimin më të lartë prej 2 vitesh.

    Kjo shumë është e disponueshme prej 2 vitesh dhe Google sapo konfirmoi se askush asnjëherë nuk ka arritur të zbulojë një problem sigurie i cili vlen 50,000 dollar.

    Për këtë Google vendosi të katërfishojë shpërblimin nga 50,000 dollar në 200,000 dollar. Ky shpërblim është për ata që zbulojnë një exploit i cili çon të kompromentimin e TrustZone ose Verified Boot.

    Sakaq për ata që zbulojnë problem në kernelin e Android shpërblimi do të rritet nga 30,000 dolla rnë 150,000 dollar.

    Që kur programi Android Security Rewards debutoi, Google ka shpërblyer hulumtuesit me 1.5 milion dollar. Kompania tha se ata kishin raportuar 450 probleme sigurie. Janë paguar afro 10,209 dollar për hulumtues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark