Chrome shprehen se ju duhet të azhurnoni në versionin e ri sa më shpejtë sepse versionet e vjetra janë të pafuqishme ndaj këtij sulmi.
Të gjithë përdoruesit e Chrome dhe Chrome OS duhet të azhurnohen në versionin e ri sa më shpejtë, sepse ky virus e lejon hakuesin të qaset në të gjitha të dhënat në pajisjen përdoruese, shkruan “TheSun”, transmeton lajmi.net.
CVE-2020-15999 është emri që i është vënë virusit.
Chrome nuk ka treguar saktësisht se çfarë mund të bëhet me informacionet tuaja në rast se dikush fiton qasje në to përmes virusit në mënyrë që të shmangin hakerët e tjerë që mund ta kopjojnë idenë.
Pas të jenë azhurnuar përdoruesit në versionin e ri, ata do të japin më shumë detaje rreth virusit.