×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Google dërgon në gjykatë kompaninë Uber

    Insajderi
    24 February 2017 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Uber akuzohet për vjedhje të sekrete tregtare dhe teknologjisë së Google. Këto akuza vijnë nga “Waymo”, divizioni i makinave të automatizuara të Google, ndaj “Otto”, njësi e makinave të automatizuara të Uber.

    Sipas padisë, ish menaxheri i Waymo, Anthony Levandowski mori me vete informacione kur u largua për të themeluar “Otto”.

    Uber tha se e ka marrë çështjen shumë seriozisht dhe po e trajton atë me kujdesin më të lartë.

    “Otto” u ble në Gusht të vitit të kaluar për 680 milion dollarë ndërsa shifra e dëmshpërblimeve që kërkon “Waymo” ngelet një mister.

    Teknologjia e kopjuar për të cilën bëhet fjalë është LiDAR, një sistem radarësh i cili funksionon përmes dritave laser dhe ndihmon makinat të analizojnë situatën përreth.

    Sipas “Waymo”, kompania kishte zbuluar 4 javë pas largimit të Levandowski-t kopjimin e 14,000 dokumenteve të dizajneve sekrete.

    Ai ka shkarkuar afro 9.7GB të dhëna të cila ti ka përdorur për të themeluar “Otto”-n.

    Google dhe Uber filluan si shokë, u bënë pastaj konkurrentë, ndërsa tani janë në një luftë ligjore të hidhur për të kontrolluar të ardhmen e transportit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark