Dy gjigantët teknologjikë “Google” dhe “Facebook”, janë bërë së bashku për të ndërtuar një kabllo fibër-optike, e cila do të vendoset nën det, nga qyteti Los Angels për në Hong Kong.
Kabllo planifikohet të lëshohet në përdorim në vitin 2018, e cila është projektuar për të sjellë më shumë frekuenca në mënyrë që transmetimi i të dhënave të mos dështoj, përderisa përdoruesit e “Google” dhe “Facebook” përdorin platformat e tyre.
Kjo është kabllo e gjashtë nënujore, të cilën “Google” e ka marrë në pronësi.