×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Google hedh poshtë akuzat për konkurrencë të pandershme

    Insajderi
    04 November 2016 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Google hodhi poshtë të gjitha akuzat e Bashkimit Europian duke i hapur kështu rrugë autoriteteve rregullatore drejt sanksioneve të ashpra për gjigandin e motorit të kërkimit.

    Pas gjashtë vitesh hetim, Komisioni Europian akuzoi formalisht gjigandin Amerikan të teknologjisë për praktika të pandershme konkurrence me sistemin operativ Android.

    Gjatë muajit Korrik akuzave të Android iu shtuan edhe ato të Adsense. Këshilltari i Përgjithshëm i Google, Kent Walker u shpreh se akuza nuk ka bazë ligjore e as ekonomike dhe se veprimet e kompanisë nuk kanë pasur si synim eleminimin e rivalëve, shkruan Pcworld.

    “Asnjëherë nuk kemi abuzuar me cilësinë apo rëndësinë e informacionit që kemi ofruar. Përkundër e kemi përmirësuar më tej. Kjo nuk është aspak e drejtë, thjesht kemi dëgjuar konsumatorët tanë,”tha Walker.

    Ai tha se Komisioni Europian nuk kishte marrë në konsideratë konkurrencën e Amazon, platformat e-commerce, rrjetet social dhe agjensitë e reklamimit të gjitha shërbime të ofruar nga Facebook apo Pinterest.

    Ekzekutivët e Bashkimit Europian e konfirmuan se kishin marrë përgjigjen e Google. “Në secilin prej rasteve Komisioni Europian do të marrë masa e nevojshme vetëm pasi të ketë konsideruar përgjigjen e Google, tha zëdhënësi i Komisionit Rikardo Kardoso.

    Google do ta ketë të vështirë të bindë Europën dhe nëse nuk ja arrin saksione të rënda priten. Penaliteti mund të arrijë vlerën e 7.4 miliard dollarëve ose 10% të të ardhura globale vjetor të kompanisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark