×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Google ju mbron nga përgjimet në Android

    Insajderi
    25 October 2017 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Android, sistemi operativ mobil më popullor në botë, së shpejti do të aktivizojë një protokoll sigurie i cili nuk do të lejojë ISP-të të përgjojnë përdoruesit.

    “DNS over TLS” sjell një nivel enkriptimi të kërkesave DNS të cilat janë të paaksesueshme nga ISP-ja juaj.

    Një DNS – ose domain name server – përkthen adresën e një uebsajti nga një URL në një adresë IP në mënyrë që kompjuteri të mësojë se çfarë uebsajti të ofrojë.

    Adresat në ueb, si psh pcworld.al, nuk janë gjë tjetër vetëm se një “veshje” e cila lehtëson procesin e aksesimit.

    Kur një përdorues vendos një URL, ajo konvertohet në një adresë IP. Më pas kompjuteri përdor këtë adresë IP për të ofruar të dhëna dhe skedarë nga serveri dhe kështu mund të shikoni uebsajtin.

    I gjithë ky proces ndodh në nano sekonda dhe shumë përdorues as nuk e dinë që një gjë e tillë ndodh sa herë qasen në një uebsajt.

    Për fat jo të mirë i gjithë ky proces shkruhet në tekst të lexueshëm nga kushdo, duke i dhënë akses palës ndërmjetëse (ISP) në informacionin e uebsajteve që ju aksesoni.

    Me metodat aktuale, procesi kryhet mbi protokollet UDP dhe TCP dhe jo TLS. Kur Android të kalojë në TLS, përdoruesit do të marrin të njëjtin rezultat por në një mënyrë më të sigurtë, ngjashëm me HTTPS.

    E thënë ndryshe, ata që ju përgjojnë e dinë se kur po qaseni në një uebsajt por jo cili uebsajt është ai.

    Megjithatë ISP-të ende e kanë një mënyrë për tju përgjuar. Ata mund të shohin historikun e shfletimit nëse DNS-ja juaj nuk mbështet TLS. Por ka alternativa si Google DNS që ofrojnë këtë protokoll.

    Ende ofruesi i DNS-së mund të shohë historikun tuaj të shfletimit por më mirë Google sesa ISP-ja juaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark