×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Google konfirmoi bllokuesin e reklamave për Chrome në 2018-ën

    Insajderi
    02 June 2017 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke filluar nga viti i ardhshëm Chrome do të bllokojë çdo reklamë, përfshirë edhe Adsense nëse nuk janë brenda standarteve të organizatës në fjalë.

    Në gjashtë javët e kaluar ka patur raporte të shumta se Google ka vendosur të integrojë një bllokues reklamash në shfletuesin Chrome. Kompania sot hoqi të gjitha dyshimet duke zbuluar planet e saj të rrethuara nga spekulimet.

    Google ju bashkua Koalicionit për Reklama më të Mira, një grup i cili ofron standarte specifike sesi industria mund të përmirësojë reklamat për konsumatorët.

    Duke filluar nga viti i ardhshëm Chrome do të bllokojë çdo reklamë, përfshirë edhe Adsense nëse nuk janë brenda standarteve të organizatës në fjalë.

    Me fjalë të tjera Gogle do të përdorë Chrome për të shkurtuar të ardhurat e gjeneruara nga reklama të cilësisë së ulët.

    Po problemi i Google nuk është bllokimi i reklamave por i shtojcave që bllokojnë çdo reklamë. Google beson se ky lloj bllokuesi reklamash dëmton publikuesit të cilët krijojnë përmbajtje të lira të paimponuara.

    Një bllokues reklamash në Google Chrome nuk është e vetmja iniciativë e kompanisë. Gjigandi i motorit të kërkimit zbuloi Ad Experience Report, një mjet i cili ofron shembuj reklamash irrituese duke ofruar edhe zgjidhje. /PCWorld Albanian

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark