×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Google manualisht ka analizuar 1 milionë video për përmbajtje terroriste

    Insajderi
    04 May 2019 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Google gjithashtu tha se afro 10,000 njerëz po punojnë në vlerësimin e përmbajtjeve dhe shpenzon qindra miliona dollarë në këtë drejtim.

    Në tre muajt e parë të 2019-ës Google manualisht ka analizuar mëse 1 milionë video me përmbajtje të dyshuara “terroriste” në YouTube.

    Nga videot e analizuara, 90 mijë shkelnin politikat e kompanisë. Kjo do të thotë se afro 9% e 1 milion videove janë fshirë duke sugjeruar se identifikimi i përmbajtjeve të ndaluara do të jetë një mal për tu ngjitur për kompaninë.

    Google gjithashtu tha se afro 10,000 njerëz po punojnë në vlerësimin e përmbajtjeve dhe shpenzon qindra miliona dollarë në këtë drejtim.

    Google, Facebook, Twitter dhe Microsoft u është kërkuar të zbulojnë buxhetet e tyre kundër përmbajtjeve terroriste.

    “Qindra miliona dollarë” është shifra më e qartë që kemi deri më sot. Pas atentatit në xhaminë Christchurch në Zelandën e Re, mediat social janë vendosur akoma më në presion për të monitoruar përmbajtjet.

    Videoja e atentatit ngarkohej në YouTube çdo një sekond. Që atëherë Australia ka krijuar një ligj për të mbajtur kompanit e medias sociale përgjegjës për heqjen e përmbajtjeve terroriste brenda një ore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark