Google ndihmon në luftën kundër virusit Zika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Google ndihmon në luftën kundër virusit Zika

    Insajderi
    04 March 2016 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka filluar një bashkëpunim në mes gjigantit të teknologjisë “Google” dhe  UNICEF-it për të ndihmuar në “skicimin e hartave dhe parashikimin e përhapjes së virusit Zika’’, virus ky që lidhet kryesisht me defektet në lindje.

    Një ekip vullnetar inxhinierësh, projektuesish dhe shkencëtarësh të dhënash po ndihmojnë UNICEF-in për të ndërtuar një platformë për të përpunuar të dhëna nga burime të ndryshme, në mënyrë që të krijohet një hartë e epidemive të mundshme, njofton CNBC.

    Zyrtarët e “Google” deklarojnë se do të dhurojnë 1 milion dollarë për të mbështetur përpjekjet e UNICEF-it për të luftuar sëmundjen, përcjell albino.ch/Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark