Google pritet të marr gjobë marramendëse - Insajderi
×
Teknologji

Google pritet të marr gjobë marramendëse

Insajderi
27 June 2017 - 07:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet Evropiane pritet të vendosin një gjobë rekord ndaj gjigandit të motorit të kërkimit Google ditën e Marte raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Rasti i Komisionit Evropian mori jetë pas ankesave të disa kompanive Amerikane por edhe Evropiane lidhur me favorizimin e shërbimeve të blerjeve online në rezultatet e kërkimit në kurriz të rivalëve.

Akuza u dërgua në mënyrë formale ndaj Google në Prill të 2015-ës. Nga ana tjetër Google ka hedhur poshtë pretendimet e Komisionit duke thënë se shërbimi i saj nxit inovacionin.

Sipas kompanisë autoritetet Evropiane kanë injoruar konkurrencën nga Amazon dhe eBay. Gjoba më e madhe dhënë nga Komisioni Evropian daton në 2009 ndaj Intel me 1.06 miliard Euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark