×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni – kjo është mënyra se si ta ndaloni

    Insajderi
    14 May 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Google, gjigandi i teknologjisë, shërbimet e të cilit përdoren nga miliarda njerëz në mbarë botën, ka një veçori që e lejon atë të regjistrojë në heshtje zërat e përdoruesve dhe t’i ruajë ato për qëllime të tjera.

    Google ruan audion e aktivitetit të përdoruesit në ueb dhe në aplikacione, duke përfshirë ndërveprimet verbale tek “Kërko”, “Asistentin” dhe “Hartat” për të përmirësuar teknologjitë e njohjes së zërit.

    Megjithatë, kohët e fundit, një ekspert i teknologjisë zbuloi një “kod mashtrimi” që ai pretendon se mund të parandalojë Google nga regjistrimi i aktiviteteve të smartfonëve të përdoruesve.

    Përdoruesit duhet të rregullojnë llogarinë e tyre në Google duke zgjedhur cilësimet e duhura në “Të dhënat dhe privatësia” për të bllokuar qasjen në mikrofonin dhe kamerën e kompanisë së teknologjisë, shkruan dailymail.

    Sipërmarrësi i teknologjisë, Jeffrey Castillo ndau një këshillë me përdoruesit përmes një video në Instagram, duke shpjeguar se si mund ta çaktivizojnë funksionin.

    Domethënë, është e nevojshme të hapni aplikacionin Google dhe të klikoni në “Menaxho llogarinë tënde të Google” dhe më pas hapeni “cilësimet e të dhënave dhe privatësisë” dhe në fund “Aktiviteti i uebit dhe i aplikacioneve”.

    Nga atje, lëvizni poshtë në seksionin “Aktivizo aktivitetet zanore dhe audio” ku ka një shenjë blu. Për të ndaluar Google “të dëgjojë”, duhet ta anuloni atë shenjë, domethënë të zhvendosni shenjën.

    “Kur kjo është e çaktivizuar, regjistrimet audio të ndërveprimeve zanore me “Kërkimin e Google”, “Asistentin” dhe “Hartat” nuk do të ruhen në llogarinë tuaj të Google, edhe nëse jeni identifikuar”, shpjegoi Google. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark