×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Google ridizajnon kërkimin nga platformat mobile

    Insajderi
    23 May 2019 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjithashtu ky përditësim hap rrugën për disa ndryshime më të avancuara që Google i tregoi në konferencën e zhvilluesve I/O. Kompania tha se do të sjellë vizionin kompjuterik dhe realitetin e shtuar në kërkimin online.

    Google ka vendosur të sjellë ndërfaqen e re të kërkimit në platformat mobile dhe ndryshimet kanë filluar të aplikohen nga dita e sotme. Tashmë kur kërkoni nga një telefon mobil do të vëreni një emër uebsajti dhe logo në krye të rezultateve të kërkimit.

    Në rastin e reklamave ato do të shfaqen me një etiketë bold dhe një ueb adresë. Dizajni i ri gjithashtu ofron veprime të reja si mundësinë për të blerë bileta ose luajtur podcaste nga faqja e rezultateve të kërkimit.

    Kompania shpreson se ndryshimet do ta bëjnë më të lehtë identifikimin e prejardhjes së informacionit. Ndërsa këto ndryshime po vinë në platformat mobile, ekziston një shans që ti shohim edhe në desktop së shpejti.

    Gjithashtu ky përditësim hap rrugën për disa ndryshime më të avancuara që Google i tregoi në konferencën e zhvilluesve I/O. Kompania tha se do të sjellë vizionin kompjuterik dhe realitetin e shtuar në kërkimin online.

    Sipas Google do të shikojmë së shpejti edhe imazhe 3D në rezultatet e kërkimit. Ndërsa ndryshimet e para janë minimale, ato mund të jenë të parat e shumë të tjera që do të pasojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark