Google së shpejti ofron një ueb aplikacion të Allo - Insajderi
×
Teknologji

Google së shpejti ofron një ueb aplikacion të Allo

Insajderi
17 April 2017 - 11:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një risi e paralajmëruar nga zëvendës presidenti i produktit Nick Fox, Google Allo në ueb do të funksionojnë njëlloj si WhatsApp Web.

Kur versioni 9.0 i aplikacionit Allo debutoi këtë muaj, shumë pak u fol rreth tij. Përveç rregullimeve të gabimeve dhe përmirësimeve të performancës, përditësimi solli një pako të re me sticker-a.

E mesa duket Google po punon shumë prapa skenave. 9to5Google analizoi APK-në e këtij versioni dhe zbuloi disa fakte interesante. Google është pranë realizimit të një klienti në Web të Allo.

Një risi e paralajmëruar nga zëvendës presidenti i produktit Nick Fox, Google Allo në ueb do të funksionojnë njëlloj si WhatsApp Web. 9to5Google kishte arritur të aktivizonte veçorinë e cila kishte kërkuar skanimin e një kodi QR nga desktopi.

Ruajtja e bisedave në Google Drive ishte një tjetër referencë e zbuluar nga 9to5Mac. Përmes sja përdoruesit mund të sinkronizojnë bisedat saher që ndërrojnë një aparat celular.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark