Google rindez sfidën me Apple Watch, duke nxjerrë dy smartphone në fillim të 2017. Jeff Chang, menaxheri i produkteve të Android Wear ka bërë të ditur lajmin në një intervistë për The Verge.
Orët ‘smart’ nuk do të kenë as markën e Google dhe as Pixel, por emrin e prodhuesit të tyre. Këto pajisje do të jenë të parata me sistemin operativ Android Wear 2.0 që do të jetë i disponueshëm si përditësim edhe për pajisjet e tjera që janë aktulaisht në treg, të paktën modelet e fundit.
Sipas The Verge, mes të rejave të programit, ka aplikacioni që nuk kërkojnë lidhje me një smartphone për të funksionuar, si Android Pay, Assistant.
Thashetheme për këtë publikim qarkullojnë prej muajsh por tashmë janë konfirmuar nga Google edhe pse nuk bëhet e ditur fabrika që do i prodhojë këto pajisje.