Stina e Verës mund të jetë larguar zyrtarisht por ende ka njerëz të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë sezonit.
Sot Google tha se shërbimet Trips, Flights dhe Destinations do të jenë të disponueshme në më shumë gjuhë dhe vende.
Ata që përdorin Destinations në Google Search do të mësojnë se plot 14 gjuhë të reja janë shtuar. Ju mund të qaseni në Destinations përmes Google Search ku mund të realizoni kërkime për vendet që planifikoni të vizitoni.
Shërbimi paraqet në krye të rezultateve të kërkimit pika turistike më popullore shoqëruar nga një parashikim lokal i motit etj.
Edhe Google Flights është zgjeruar me 26 vende të reja Evropiane ku përfshihet edhe Shqipëria. Mund të kërkoni për fluturime drejt destinacioneve tuaja nga Tirana dhe të merrni biletat më të lira nga disa kompani ajrore.
Së fundit aplikacioni Google Trips i cili debutoi vitin e kaluar në Android dhe iOS solli mbështetjen për gjashtë gjuhë të reja: Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Portugeze, Spanjolle dhe Japoneze.
Aplikacioni ofron sugjerime pikash turistike dhe ju ndihmon me organizimin e udhëtimit.