Alphabet, kompania mëmë e Google, tha gjatë fundjavës se do të implementojë më shumë masa të cilat do të identifikojnë dhe eliminojnë përmbajtjet terroriste dhe ekstremiste në platformën e saj të Youtube.
Si rezultat pozicioni i kompanisë ndaj videove të cilat përfshijnë përmbajtjet supremaciste dhe dhunë nxitëse. Krijuesit e tyre do të paralajmërohen se videot e tyre nuk mund të monetizohen e as rekomandohen edhe pse nuk shkelin në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat e përdorimit të platformës.
Kompania vijoi duke thënë se masat e reja do të sjellin do të sjellin staf të ri dhe më shumë burime njerëzore. Një bashkëpunim i ngushtë me grupet anti-ekstremiste do të zërë vend.
Madje nën masat e reja, Google do të përpiqet të arrijë rekrutët potenciale të Shtetit Islamik përmes reklamave online për ti dërguar ata drejt videove me mesazhe anti-ekstremiste për të ndryshuar mendjen e tyre.
Civilë në Gjermani, Francë dhe Britani janë vrarë e lënduar në disa atentate terroriste vitet e fundit nga militantët e Shtetit Islamik. Javën e kaluar edhe Facebook ju bashkua kësaj lufte kundër ekstremizmit online.