Së pari kontrolli i fakteve i njohur ndryshe edhe si “fact-checking” erdhi nga Facebook. Tashmë po vjen edhe në Google.
Motori më i madh i kërkimi në botë do të shtojë një etiketë të kontrollit të fakteve për çdo artikull lajmesh që buron nga një kërkim.
Prej kohësh Google kishte testuar me një numër të kufizuar përdoruesish por ditën e Premte filloi ta ofronte në mbarë botën.
Kjo është shenja e parë se Google po ndërmerr hapa konkret për të ruajtur motorin e kërkimit. Edhe pse Google po punon nga afër me organizata që i shërbejë këtij qëllimi si PolitiFact dhe Snopes, sistemi i kontrollit të fakteve po ofrohet edhe për publikues të njohur me reputacion si The Washington Post dhe The New York Times.
Teorikisht organizatat mediatike mund të përdorin veçorinë e re për kontrolluar faktet e njëra tjetrës ose të japin verdikte të ndryshme për të njëjtin artikull.
Edhe pse publikuesit mund të aplikojnë për të marrë këtë verifikim për artikujt e tyre, algoritmat kërkimore të motorit do të përcaktojnë shfaqjen ose jo të tyre në rezultate.
Kompania dëshiron ta përdorë këtë teknologji për pretendime të forta publike dhe jo për opinione. Presioni ndaj Google dhe Facebook filloi pas zgjedhjeve presidenciale Amerikane.
Edhe Facebook solli ndryshime të reja për mënyrën sesi lajmet e rreme do të adresohen në rrjetin social.