Google I/O, konferenca vjetore kushtuar zhvilluesve, është evenimenti më i rëndësishëm i kompanisë.
Këtë vit një prej temave më të diskutuara ishte inteligjenca artificiale. Dalëngadalë Google ka filluar të injektojë inteligjencën artificiale në shumë produkte dhe shërbime të saj.
Shefi ekzekutiv Sundar Pichai është shumë entuziast lidhur me perspektivën e inteligjencës artificiale në daljet e fundit publike.
Një analizë e CB Insights e shfaqur edhe në grafikun e paraqitur tregon se Google ka blerë 11 startupe të inteligjencës artificiale që nga 2012-ta, më shumë se asnjë kompani tjetër.
Duke qenë se të gjithë lojtarët e rëndësishëm të industrisë së teknologjisë po investojnë në zgjidhje që ofron inteligjenca artificiale, lehtësisht mund të themi se telefonët e viteve të ardhshme do të jenë shumë më inteligjentë.