
Serbi-Shqipëri, pjesa e parë
46’- Goooooool! Shqipëria 0-1! Zhbllokohet takimi, Rey Manaj tund rrjetën e serbëve.
43’- Nuk ndalen thirrjet skandaloze të serbëve. Në stadium dëgjohen sërish thirrjet: “Kosova është Serbi”.
42’- Karton i verdhë për Juljan Shehun, për ndërhyrje të gabuar ndaj Stankovic në mesfushë.
41’- Mundësi e mirë për Asllanin. Mesfushori gabon gjithçka me gjuajtjen, duke e dërguar topin mbi portë.
38’- Tentativë e Samardzic në hyrje të zonës. Ndal Strakosha edhe një herë tjetër. Goditje e lehtë nga serbi, e cila ndalet pa shumë vështirësi.
36’- Pranë golit Serbia sërish. Mitaj largon një top mbi vijën fatale dhe më pas Gjimshiti largon rrezikun. Pretendojnë për penallti vendasit, por gjithçka është e rregullt.
30’- Shpëton me fat Shqipëria. Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.
28’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Broja tenton, por topi devijohet në këndore nga Pavlovic. Krosimi nga goditja e këndit, nuk shfrytëzohet nga lojtarët e Shqipërisë.