×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Goran zemra ime’, Blendi Gonxhe fansi më i madh i këngëtarit serb, personalizon targën me emrin e artistit

    Insajderi
    21 August 2021 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai i ka personalizuar një targë me emrin e tij shoqëruar me një zemër në fund dhe foton e ka postuar në një Instastory në profilin e tij.

    Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe pëlqimin që ka për këngëtarin serb Goran Bregoviç e tregon dhe në zyrën e tij. Ai i ka personalizuar një targë me emrin e tij shoqëruar me një zemër në fund dhe foton e ka postuar në një Instastory në profilin e tij.

    “Qoka për Bregoviçin”- shkruan Gonxhe në ‘Instastory’ i cili edhe më herët ka mbështetur ardhjen dhe performimin e tij në Festivalin e Birrës në Korçë, për të cilin pati shumë polemika nga shqiptarët.

    Bregoviç do të këndojë ditën e nesërme në Festën e Birrës në Korçë dhe ardhja e tij në Shqipëri ka sjellë mjaft revolta. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha dhe se pavarësisht revoltave, koncerti i Bregoviç nuk u anulua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark