Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se Mario Gotze do të bënte mirë nëse do të largohej nga Bayern Munich.
Gotze shënoi një nga golat më të rëndësishëm të Gjermanisë në vitin 2014, kur në finalen e Kupës së Botës i dha fitoren vendit të tij ndaj Argjentinës.
Dhe, kur pritej që ai do të arrinte nivelet më të larta të futbollit botëror, kjo nuk ka ndodhur.
Ai në fakt ka problem edhe të luaj rregullihst në Bayern, shkruan Goal.com
E trajneri i Gjermanisë ka thënë se largimi nga Bayern do t’i bënte mirë Gotzes. Si shembull, ai ka përmendur Toni Kroos që iku nga Bayern për në Real Madrid.
“Ai do të siguronte një ambient të ri, sfidë të re dhe stimulim,” ka thënë Loë duke nxitur lojtarin e tij të largohet nga gjiganti gjerman.
Gotze ka nevoje për një lojtar që e dëshiron atë në ekip. Kjo nuk është kritikë për Bayernin e as për Guardiolën,” ka thënë ai./Insajderi.com