Dy persona janë arrestuar sot si të dyshuar për një grabitje që ndodhi më 26 korrik.
Policia tha se “rasti kishte ndodhur me datën 26.07.2024, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë, ku personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zinxhirë ari”.
Puna e hetuesve policorë është finalizuar mbrëmë ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
– T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe
– R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.