Në Gjykatën Themelore në Prizren i kanë sjellë grupin e grabitësve të argjendarisë në Suharekë.
Ky grup i armatosur ka plagosur dy policë, njërin në ditën e grabitjes dhe njërin dje në lagjen Arbëria të Prishtinës, gjatë përpjekjes së policisë për t’i arrestuar grabitësit.
Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në një argjendari në Prishtinë, nën dyshimin se ka blerë arin e vjedhur në argjendarinë e plaçkitur në Suharekë.
Kujtojmë, se një ditë më partë policia ka vrarë njërit prej të dyshuarve për grabitje, pasi i njëjti sipas policisë, ka shtënë në drejtim të forcave të rendit.
Pamje nga aksioni i ditës së djeshme:
@insajderiofficial #kosova #shqip #shqiptaret #albanian #fyp #viral #kosovoisalbania #policiaekosoves🇽🇰 ♬ Military – Florews