Zyrtarët policor në Gjakovë bashkë me ish-komandantin, Kristë Gjokaj, vazhdojnë të përballen me procedura juridike e janë në suspendim për shkak të rastit të keqtrajtimit ndaj një të arrestuari.
Kjo derisa ky i fundit që ishte përfshirë në një grabitje në vitin 2018 është liruar, e 3 bashkëpunëtorët e tij nuk janë kapur asnjëherë.
Muhamer Raifi ishte dënuar me 18 muaj burg, e 300 euro gjobë. Vuajtjen e dënimit e nisi më 26 shtator 2019 e u lirua me 12 maj 2020, nga Paneli për Lirim me Kusht.
Ndërkohë ,Gjokaj bashkë me kolegë u dënuan me burg që u zëvendësua me gjobë me para.
Këta tash rastin e kanë në Gjykatën e Apelit, pas ankesës së avokatëve.
Tomë Gashi, që është avokati i ish-komandantit policor, thotë se mënyra e trajtimin të këtij rasti është dekurajim për policët.
I të njëjtit mendim është edhe pronari i lokalit ku ishte kryer grabitja që deklarohet se lënia në liri e hajnave i bënë më të pasigurt këta.