Policia thotë se dje në Prishtinë është raportuar për një grabitje me armë në një pikë karburanti. Rasti kishte ndodhur derisa punëtori ishte duke punuar aty.
Personat që e kanë kërcënuar punëtorin, kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në këtë rast policia nuk ka raportuar për të lënduar, por shton se është duke e hetuar rastin./Insajderi.com