Një person ka raportuar në polici se deri sa ishte në një veturë taksie, një i dyshuar së bashku me dy të tjerë, duke e sulmuar fizikisht, i kanë grabitur një shumë prej 800 eurosh.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shakovicë në Podujevë, të premten.
Të njëjtit kanë nxjerrë nga vetura viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar një nga këta persona, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com