Grabitja në Fushë Kosovë, arrestohen të dyshuariut 18 dhe 24 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitja në Fushë Kosovë, arrestohen të dyshuariut 18 dhe 24 vjeçar

    Insajderi
    25 January 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës njofton për arrestimin e dy personave të dyshuar për grabitje.

    Operacioni hetimor i stacionit policor të Fushë Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve; “A. D,  mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, B. H,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

    “Për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjti kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes së ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë, më datë 19.01.2022 rreth orës 12:30”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark