Grabitja në Rinas, urdhër për hetimin e zyrtarëve përgjegjës për sigurinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitja në Rinas, urdhër për hetimin e zyrtarëve përgjegjës për sigurinë

    Insajderi
    01 July 2016 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtarë të policisë, përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste në Stamboll.

    Në vlerësimin e kryeprokurorit Llalla, masat e sigurisë në Rinas rezultuan joefikase dhe kjo u dëshmua gjatë grabitjes së sasië së konsiderueshme të parave në pistën e fluturimeve.

    Numri një i organit qendror të akuzës ka angazhuar drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore në këtë drejtim, thuhet në një komunikatë. /TCh/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark