Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës

    Insajderi
    07 December 2021 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i armatosur dhe i maskuar ka grabitur një shumë të parave në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ai ka njoftuar se deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

    “Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtor në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar”, ka thënë Zahiti.

    Po ashtu tha se me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark