Grabitje me dhunë në Gjakovë - Arrestohen tre persona, një nga ta përfundon në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje me dhunë në Gjakovë – Arrestohen tre persona, një nga ta përfundon në spital

    Insajderi
    16 May 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë grabitjeje e shoqëruar me lëndime trupore është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së enjtes në Gjakovë, rreth orës 16:30.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në këtë incident janë përfshirë një mashkull dhe dy femra kosovare, të cilët janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht katër persona dhe me forcë u kanë marrë para të gatshme.

    Si pasojë e sulmit, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

    Pas procedurave të para hetimore dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit – mashkulli dhe njëra prej femrave – janë dërguar në mbajtje, ndërsa femra tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

    Policia është duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark