Një taksisti nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 100 euro në orët e para të së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së dielës, ku thuhet se vjedhja u realizua nga dy persona, shkruan Insajderi.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.10.2024 – 03:30. Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taxi”, njofton PK’ja.
Rasti po hetohet, sipas policisë. /Insajderi.org/