Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë, dy të dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë, dy të dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen

    Insajderi
    11 August 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast grabitjeje është raportuar të dielën në Prishtinë, ku dy persona kanë sulmuar një qytetar nën kërcënimin e thikës dhe i kanë marrë 600 euro para të gatshme.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:56, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

    “Është raportuar se dy persona të dyshuar, nën kërcënimin e thikës, nga viktima mashkull kosovar kanë marrë 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë lëndim fizik të viktimës.

    Rasti është klasifikuar si “Grabitje” dhe njësitet hetimore janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark