Grabitje tronditëse në mes të ditës në Prishtinë, hajni kërcënon me elektroshok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje tronditëse në mes të ditës në Prishtinë, hajni kërcënon me elektroshok

    Insajderi
    11 June 2025 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grabitje ka ndodhur sot në mesin e ditës në një dyqan në Prishtinë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.

    Lidhur me rastin, detaje për media ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

    Ahmeti tha se një person i dyshuar nën kërcënim të armës (elektroshok), ka grabitur një shumë parash.

    “Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.

    Derisa nuk dihet ende shuma e parave të marrë nga hajni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark