Grabitjen në Rinas e mundësoi ‘dështimi’ i alarmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitjen në Rinas e mundësoi ‘dështimi’ i alarmit

    Insajderi
    02 July 2016 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetimi i deritanishëm për “supergrabitjen” në pistën e aeroportit të Rinasit ka evidentuar një sërë mangësish dhe shkeljesh nga administrata e Aeroportit dhe nga “ICTS”, kompania përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit.

    Sistemi i Rinasit nuk ka dhënë alarm në momentin që një prej grabitësve ka kapërcyer gardhin rrethues, shkruan gazeta shqiptare Panorama.

    Alarmi nuk ka rënë as kur brava e derës hyrëse u pre me gërshërë metalike dhe prej andej hyri makina e grabitësve. Po kështu, në momentin kur autorët e grabitjes arritën tek avioni që do të nisej drejt Vjenës, paratë ndodheshin në duart e vetëm tre vetave të paarmatosur, që nuk patën çfarë të bëjnë.  Aktualisht dyshohet për miliona të vjedhur.

    Nisur nga këto fakte dhe nga informacionet e tjera Prokuroria dyshon se grabitja është favorizuar nga njerëz të brendshëm të aeroportit dhe kompanive të sigurisë që kanë pasur të bëjnë me paratë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark