Grabovci: Arbitrazh ndërkombëtar për demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci: Arbitrazh ndërkombëtar për demarkacionin

    Insajderi
    25 July 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet, por , sipas tij, për shkak të kundërshtimeve të shumta, zgjidhja më e favorshme do të ishte ndjekja e shembullit Slloveni-Kroaci, në mënyrë që kjo çështje të mbetet e hapur për revidim apo arbitrazh ndërkombëtar.

    Në një intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka thënë se për një gjë të tillë duhet të ketë pajtim në mes të dy shteteve.

    Ai ka theksuar se opozita nuk i ka ndihmuar procesit të demarkacionit, pasi e ka politizuar skajshmërisht atë.

    Ndërsa, duke iu referuar koalicionit qeverisës, Grabovci ka thënë se disa ministri nuk kanë qenë në nivel të detyrës, e sipas tij, është koha që partnerët e koalicionit ta vlerësojnë punën e gjithsecilit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark