Grabovci lavdëron Lëvizjen Vetëvendosje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci lavdëron Lëvizjen Vetëvendosje

    Insajderi
    08 June 2016 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka lavdëruar veprimin e fundit të marrë nga Lëvizja Vetëvendosje për tu rikthyer në Kuvendin e Kosovës.

    Anëtari i PDK-së e ka cilësuar pozitiv këtë veprim të partisë më të madhe opozitare dhe e ka përshëndetur rikthimin e tyre në Kuvend. Ai ka thënë se nëpërmes institucioneve të gjithë partitë duhet të mundohen për forcimin e Kosovës.

    “Ne e përshëndesim një veprim të tillë. E shohim si veprim pozitiv. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme edhe bojkotimin e Parlamentit. Pra, nëpërmes të pjesëmarrjes në institucione ne e kemi parë rrugën ku mund të zgjidhen problemet dhe thjeshtë të japim kontributin tonë për një shtet dhe më të fuqishëm dhe për hapjen e rrugës së perspektivës evropiane”, ka thënë Grabovci, njofton RTK.

    Ndërsa i komenton dhe deklaratat e VV-së, për përdorim të gazit dhe mjeteve tjera, në kundërshtim të ratifikimit të demarkacionit dhe marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

    Grabovci thotë se ata janë kundër dhunës dhe se askush nuk ka të drejtë t’i cenoj institucionet e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark