Adem Grabovci, shef i grupit parlamentarë të PDK-së, ka nisur të mbledhë nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Ai është duke kërkuar nga deputetët që të firmosin kërkesën për të thirrur seancën për zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit.
Grabovci ka qenë i paçashëm në telefonë për të komunikuar. Por një zyrtar i lartë i PDK-së konfirmoi për Insajderin se tashmë ka nisur mbledhja e nënshkrimeve.
Kryesia e Kuvendit, bazuar në rregulloren e punës, mund të thërret mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar çështje të ngutshme dhe për këtë kërkohet nënshkrimi i 40 deputetëve.
(Insajderi.com)